Leipzig i cakton afat City për të mbyllur transferimin

Futboll

Leipzig i cakton afat City për të mbyllur transferimin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:53
Josko Gvardiol

“Telenovela” mes Manchester City-t dhe Josko Gvardiol vazhdon.

Mediet britanike raportojnë se këtë të premte Leipzig ka caktuar një afat për të mbyllur ose transferimin e kroatit te City.

Data e vendosur nga klubi gjerman është 12 gusht, që përkon edhe me ditën që Leipzig do të luajë në Superkupën e Gjermanisë.

Leipzig kërkon 100 milionë euro për Gvardiol, shifër që nëse paguhet do ta bëjë kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat