Klubi i futbollit Liria U21 është gati për sfida.
Djelmoshat e Lirisë mezi presin garat për edicionin e ri, të parin në histori të futbollit në Kosovë.
“U 21-shët e KF Liria në dy takimet e fundit kontrolluese dëshmuan përgatitje të lartë fizike dhe performansë tejet të kënaqshme në përgjithësi në të gjitha aspektet me ç'rast shënuan dy fitore bindëse.
“Me orarin e takimeve të kampionatit në Superligën e Kosovës jemi të kënaqur dhe besojmë se ekipi ynë është i gatshëm edhe për sfidat tjetra të radhës”, - u shpreh trajneri Robert Gjeraj.