Egzon Sinani është futbollisti i radhës që largohet nga Gjilani.
Qendërmbrojtësi ka konfirmuar ndarjen me Gjilanin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
"Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani, faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane .
Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time", njofton Sinani.