Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i shqetësuar me gjendjen e mesfushës së ekipit të tij.
Largimet e Henderson, Fabinhos e Milner kanë lënë boshllëk të madh në mesfushën e “Reds”.
E trajneri gjerman u shpreh se është e rëndësishme të forcohen në atë repart.
“Është definitivisht e rëndësishme të forcohemi në mesfushë.
Duhet të bëjmë diçka, kjo është e qartë.
Jemi duke punuar në zgjidhje.
Jemi optimistë dhe të emocionuar gjithashtu”, u shpreh Klopp.