Ish - i i Kombëtares kthehet sërish si opsion për të kuqtë

Futboll

Ish - i i Kombëtares kthehet sërish si opsion për të kuqtë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:08
Pamje nga një ndeshje

Nëse në dy merkatot e shkuara “demat” nuk e arritën dot, Sindrit Guri kthehet të jetë sërish një opsion për Partizanin.

Sulmuesi ditën e djeshme ka zyrtarizuar largimin nga Istanbulspori në Superligën turke.

Pas një sezoni në Stamboll, shkodrani ka vendosur të ndahet, pavarësisht se kishte kontratë për edhe dy vite. Shkak i këtij vendimi ishin minutat e pakta, me Gurin, që u transferua në Turqi pas një sezoni shumë të mirë me Shkëndijën.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se për momentin dëshira e tij është të luajë ende në liga jashtë vendit, por një ofertë e përshtatshme mund ta tundojë shkodranin në Shqipëri, ku shpërtheu me Kukësin. Për momentin palët po ndjekin situatën në distancë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat