Liria e Prizrenit po përgatitet maksimalisht për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Liria ka shënuar fitore të thellë në miqësore, me rezultat 5:1 ndaj Flamurtarit.
“Fillim i mbarë i trajnerit Nedim Yigit.
Sot në takimin e parë kontrollues me KF Flamurtarin e Prishtinës, ekipi Lirisë pati një paraqitje tejet mbresëlënëse ku me një performansë të shkëlqyeshme dëshmoi se do të jetë ekip kompetitiv në garën e Superligës së Kosovës.
Prurjet e reja dëshmuan kualitet të pamohueshëm”, njofton FC Liria.