Nico Gonzalez do ta vazhdojë karrierën në Portugali te skuadra e Portos.
Porto e bleu spanjollin për 8.4 milionë euro me kontratë deri në qershorin e vitit 2028.
Klauzola e lirimit të tij është caktuar në 60 milionë euro, teksa Barcelona do t’i ketë 40% në shitjet e ardhshme.
Katalonasit gjithashtu e kanë mundësinë për ta rikthyer Nicon deri në qershorin e vitit 2025 për shumën e 30 milionë eurove.
Sezonin e kaluar, Nico Gonzalez e kaloi në huazim te skuadra e Valencias.