Tregu i lojtarëve është ende i nxehtë dhe një nga lojtarët në qendër të vëmendjes është Osman Dembele.
Paris SG-ja ka shfaqur një interes shumë të fortë për francezin, por ende nuk ka asgjë konkrete sa u përket ofertave.
Nga dje ai është vetëm një opsion, por asnjë hap konkret nuk është bërë.
Largimi i mundshëm i Mbapesë e detyron klubin francez që të ndërtojë disa skenarë në tavolinë dhe njëri prej tyre është anësori i Barcelonës.
Sigurisht që edhe klubi parisien mohon ndonjë marrëveshje të afërt. Por pavarësisht kësaj, PSG-ja po lëviz seriozisht për sulmuesin dhe është gati të paguajë klauzolën.
Dembele ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh deri të hënën, e cila do të bëhet dyfish më 1 gusht. Ndaj Parisi ka shpejtuar hapat në orët e fundit dhe e ka ndarë mendjen për të shkuar për Dembelenë, në rast se Mbape do t’i japë lamtumirën klubit.