Zurich dhe Servette vazhdojnë pa humbje, një fitore e një barazim në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit zviceran.
Zurich ka luajtur baras (2:2) me Servetten, në takimin që u zhvillua në Gjenevë.
Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e parë për Zurich-un, ndërsa Bledian Krasniqi e Donis Avdijaj në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 69-të
Për Servetten shënuan Bedia (64') e Kutesa (86') dhe për Zurich-un Rohner (11') e Matthew (57').
Servette renditet në vend të dytë dhe Zurich në të tretin, secila ka nga 4 pikë.