Pasi nuk arriti të bindë Kylian Mbappe,
Al Hilal tentoi blerjen e Victor Osimhen të Napolit, golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A.
Klubi nga Arabia Saudite ka ofruar 130 milionë euro për kartonin e sulmuesit nigerian, ofertë që është refuzuar nga presidenti De Laurentiis.
Kreu i kampionëve të Italisë, e vlerëson 200 milionë euro 24-vjeçarin afrikan.
Dhe pasi refuzoi propozimin e Al Hilal, po tenton rinovimin me Osimhen.
Goleadori ka kontratë deri në vitin 2025 me Napolin, por drejtuesit e klubit italian duan të zgjatin bashkëpunimin me të. Për të cilin kanë gati edhe një rritje të konsiderueshme të pagës sezonale.
Osimhen realizoi 26 gola sezonin e kaluar në Serie A, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rikthimin e Napolit te titulli kampion pas 33 vitesh.