Sezonin e fundit, Sampdoria nuk mundi të mbijetonte në elitën italiane duke u rikthyer në Serie B.
Megjithatë, në klubin dorian kërkojnë të mos humbasin kohë pasi objektivi është të rikthehen sa më shpejt në Serie A për të garuar mes më të mirëve.
Drejtuesit e klubit kanë nisur nga merkato, të shtyrë edhe nga trajneri Andrea Pirlo i cili kërkon një organikë të kompletuar dhe shumë konkurruese.
Për momentin te Sampdoria janë vënë në kërkim të një numri nëntë dhe në listën e dorianëve është edhe Rey Manaj.
Sulmuesi i kombëtares mbylli para kohe kontratën në Angli me Ëatford, klub në të cilin u aktivizua në vetëm gjashtë ndeshje duke shënuar një gol dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Kjo është një arsye më shumë për Sampdorian duke qenë se nuk do të shpenzonin asnjë “kacidhe” për transferimin e 26-vjeçarit, ndërsa nga ana tjetër trajneri Pirlo do të përfitonte një sulmues me shumë eksperiencë sa i takon kampionatit italian pasi më parë Manaj është aktivizuar me Cremonesen, Pescarën dhe Pisan.