Shkëndija e Tetovës nuk e ka përballuar dot eliminimin nga garat evropian, kësisoj ndryshon të gjithë menaxhmentin, Agim Ibraimi drejtor i ri sportiv!?
Ata u eliminuan nga Haverfordwest i Uellsit, në kuadër të Conference League.
Në kampin e Tetovës prisnin vazhdimin e garave evropiane, ndaj dështimi cilësohet si debakël, për këtë arsye pronarët e klubit përgjegjësinë e vendosin në strukturat drejtuese të kryesuara nga presidenti Zamir Dika, i emëruar vetëm një vit më parë, së bashku. me përgjegjësit në drejtorinë e sportive, Harun Isa, Ibrahim Osmani dhe Skënder Jonuzi.
Sipas informacioneve që po flitet në Tetovë, do të drejtohet nga ish-përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Agim Ibraimi.