Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, i cili luan me Luzernin në Zvicër është paraqitur si opsion për mesfushën e Real Betisit.
Jashari ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe me vetëm 20 vite mbi supe është ftuar edhe në ekipin e parë të Përfaqësueses së Zvicrës.
Sipas gazetës AS, Jashari ka përfunduar në listën e dëshirave për mesfushën e Real Betisit.
Megjithatë, Betisi nuk e sheh shumë për këtë sezon, por she te futbollisti një opsion interesant për të ardhmen që megjithatë duhet të lidhet sa më shpejt për shkak të rivlerësimit të mundshëm.