Paris Saint-Germain shton radhët e organikës me një portier 22-vjeçar.
Fjala është për Arnau Tenas i cili mbërrin në kryeqytetin francez me parametër zero pasi përfundoi këtë verë kontratën me Barcelonën.
Gardiani ishte pjesë e skuadrës B të katalanasve, me spanjollët që nuk ekzekutuan të drejtën për t’i rinovuar kontratën dhe në këtë formë, Tenas gjeti një destinacion të ri teksa do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique te parizienët.
Ishte pikërisht tekniku spanjolli që këmbënguli për transferimin e 22-vjeçarit në radhët e PSG ndërsa pritet që Tenas t’i bashkohet këto ditë francezëve në turin që skuadra po zhvillon në Japoni dhe të njihet nga afër me shokët e rinj të skuadrës.