LeBron James, legjenda e gjallë e NBA, sheh një të ardhme të ndritur për Milanin. Në një prononcim për GDS, basketbollisti i njohur u ndal te futbolli, kuqezinjtë, Gerry Cardinale dhe RedBird, fondi amerikan që zotëron klubin historik italian.
James ka një histori me Cardinale dhe RedBird.
Ylli i Lakers themeloi kompaninë SpringHill me mikun Maverick Carter. Që tani është në pronësi të Cardinales. Ai është gjithashtu një investitor në Main Street Advisors, që ka aksione te Milani.
38-vjeçari është i bindur se Cardinale dhe RedBird janë pronarët e duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tyre të lavdisë. “Unë e dua futbollin europian dhe mendoj se Milani është një klub shumë i veçantë brenda dhe jashtë fushës.
Ka një mundësi të shkëlqyer për ta rikthyer Milanin në mesin e ekipeve më të mira dhe markave më të mira të futbollit europian në botë. Milani është një qytet i klasit botëror, aty ku kryqëzohen moda, sporti, argëtimi dhe kultura.
Milani është ambasadori i përsosur i qytetit. Dhe RedBird është pronari i duhur për ta rikthyer Milanin në ditët e tij të lavdisë. Duke marrë parasysh përvojën time me SpringHill, di të them se Cardinale është një partner i jashtëzakonshëm.
Ai thotë se e kam ndihmuar të zgjerojë vizionin e tij, por është shumë modest, prandaj flet kështu për mua“, thekson LeBron. Kuqezinjtë shitën Sandro Tonalin te Newcastle.
Ndërkohë që skuadra e Stefano Piolit është përforcuar me emra si Sportiello, Loftus-Cheek, Pulisic, Romero, Reijnders, Okafor dhe Chukwueze.
Teksa është arritur edhe akordi me Valencian për shërbimet e amerikanit Musah/