Voska Sport nesër kundër ekipitt ë Fushë Kosovës do të zhvillojë gjeneralen në prag të sezonit të ri futbollistik 2023/24, në të cilin skuadra për herë të parë në histori do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas
Trajneri Miljan Radoviç ndeshjen pritet ta nisë me 11-shen më të mirë, rreth të cilit edhe do të krijohet boshti i skuadrës për sezonin e ri.
Kështu paralajmërojnë nga Voska Sport, edhe pse sigurisht që minutat e tyre do të marrin edhe pjesa tjetër e skuadrës, që gjithashtu do të duhet të ndihmojnë ekipin në sezonin e ri.
Kujtojmë, fazën e përgatitjeve skuadra e Voska Sport të tërën e zhvilloi në Ohër, ku edhe zhvilluan pjesën më të madhe të ndeshjeve kontrolluese.