Në një atmosferë impozante, mbi një mijë shikues në fshatin Varosh të Ferizajt, është zhvilluar finalja e futbollit të vogël, mes FC Shabanit dhe Viçevcit.
FC Shabani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Viçevcit, duke fituar Kupën e turneut.
Turneu organizohet për çdo vit në nderim të mërgimtarëve.
FC Shabani
Në turne morën pjesë 16 ekipe.
Fakt interesant është të klubi i Shabanit, të gjithë lojtarë kanë qenë me mbiemrin Shabani.
Habib Krosa, kryetar i Këshillit Organizativ, ia dorëzoi kupën kapitenit Besart Shabani.
Siç tregojnë organizatorët, ka pas lojtarë që kanë ardhur nga Zvicra, Gjermania, Franca vetëm për turne dhe nesër në orët e hershem të mëngjesit kthehen në shtetet ku veprojnë e jetojnë.
Mbi të gjitha, atmosfera ka qenë ashtu si i ka hije, gjashtë gola dhe secili më i bukur se tjetri.