Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rijekës, në takimin që u zhvillua në “Polud” të Splitit.
Futbollisti Pukstas vulosi fituesin, duke shënuar në minutën e 50-të.
Emir Sahiti u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 72-të.
Ky ishte derbi i javës së dytë.
Osijeku kryeson me 6 pikë në kampionatin kroat, duke e lënë pas Hajdukun e Splitit, ndërsa Rijeka renditet në pozitën e pestë me 3 sosh.