Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, është duke u kërkuar nga skuadra franceze Bordeaux.
Cluj ka pranuar oferta të shumta për reprezentuesin kosovar, dhe pritet që më të mirën që ta pranojë, raporton Prosport.
Për Krasniqin, skuadra rumune është duke kërkuar tre milionë euro që ta lërë të lirë.
Negociatat mbeten të hapura dhe ka mundësi që transferimi të bëhet, duke pasur parasysh diferencën prej vetëm një milion eurosh mes kërkesës dhe ofertës.
Ndryshe, Bordeaux bën gara në ligën e dytë të futbollit të Francës.