Telenovela “Yann Sommer” vazhdon. Dhe Thomas Tuchel “ngrin” Interin. “Nuk është e lehtë për të, ai ka dëshirë të shkojë tek Interi, por ka një kontratë dhe për momentin është portieri ynë, – tha trajneri i Bayern Munich, duke lënë të kuptohet se çështja nuk është zgjidhur ende.
– Sigurisht që ai mund të qëndrojë me ne, por është gjithashtu normale që lojtarët të kenë mendime të tjera. Neuer po përpiqet të rikuperohet shpejt. Sommer është një portier i madh dhe ne duhet të mendojmë për interesat e klubit”.
Prandaj, Sommer ka ende nevojë për kohë. Kalimi tek Interi për momentin është ende i paqartë.
E vetmja gjë e sigurt për momentin është se Tuchel nuk po ngutet. Pa hezituar, trajneri gjerman iu kujtoi të gjithëve se portieri është lojtar i Bayernit dhe se për momentin është një lojtar kyç për të lejuar Neuer të rikuperojë gjendjen e tij pa presion.
Një situatë e njohur, sigurisht, por e rikonfirmuar gati 15 ditë para fillimit të Serie A, nuk e lë të qetë Marotta & Co për trashëgimtarin e mundshëm të Onanës mes shtyllave.
Pavarësisht gatishmërisë së lojtarit zviceran për t’u transferuar në Milano, në fakt, për momentin Bayerni nuk po e liron Sommer. Klubi gjerman ka ide të qarta për rolin e portierit në skuadër dhe nuk duket i gatshëm të heqë dorë. Një ngërç që rrezikon të komplikojë planet e zikaltërve.