Futbollistët e Buduçnostit të Podgoricës mirëpresin skuadrën shqiptare Strugën Trim Lum, kampion i Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve të Conference League.
Ballafaqimi e parë e ka fituar Struga Trim Lum me rezultat 1:0 ndaj skuadrës malazeze.
“Duhet të tregojmë se jemi nikoqirë, më në fund duhet të prezantohemi në mënyrën e duhur para tifozëve tanë dhe të gjithë publikut malazez...”, tha kapiteni i Buduçnostit, Petar Grbiq.
Ndeshja luhet sonte në orën 21.00.