Pas Arbër Prekazit edhe Armend Halili ndahet me klubin e futbollit Gjilani.
Halli përplot pesë vite ka kaluar periudhë shumë të mirë me klubin kuq e bardhë.
“Sot ka përfunduar rrugëtimi im te Klubi Gjilanit.
5 vjet gëzime, hidhërime, e plot sfida por i dorëzuar asnjëherë.
Mirënjohës gjithë jetën klubit të Gjilanit, presidentit Florim Zuka, trajnerëve e krejt njerëzve që punojnë për atë klub.
Skiftera, keni vend të veçantë në zemrën time.
Faleminderit që m’keni bë mu ndie si në shtëpi, jeni hijeshia e Superligës.
Gjilani është familje e madhe, Superliga është e fortë kur Gjilani është i fortë!”, ka bërë të ditur Halili.