Partizani i Tiranës fuqi për skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes, duke e mposhtur me rezultat 4:1 në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ballafaqimin e parë skuadra nga kryeqyteti shqiptar e fitoi me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League.
Golat i realizuan Tedi Cara (28' e 45+1'), Arinaldo Rrapaj (64’) e Eros Grezda (90+5’) dhe për mysafirët shënoi Rodrigo Piloto (0+4’ – nga penalltia).
Partizani tani do të ndeshet me ekipin nga Letonia, Valmiera.