Vllaznia zhvilloi miqësoren e radhës në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri.
Ekipi shkodran provoi forcat përballë Otrant të Ulqinit në “Loro Boriçi”.
Një ndeshje e dominuar nga vendasit që u shpërblye me një fitore 2-0.
Golat për ekipin kuqeblu u shënuan nga një në secilën pjesë.
Smajli realizoi në pjesën e pare, në minutën e 23-të, teksa në të dytën rrugën e rrjetës e gjeti Mala gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.
Ulqinakët e Otrant patën raste te pastra shënimi, por nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë, pikërisht nga pritjet e shkëlqyera të portierit Qarri.