Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, hidhet shorti i Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2023-2024. Skuadrat pjesëmarrëse në dy ligat e kampionatit shqiptar, kanë njohur rivalët që do të kenë për gjatë gjithë sezonit.
Superiorja do të nisë në datën 19 gusht teksa Kategoria e Parë do të fillojë në datën 2 shtator. Skuadrat pjesëmarrëse në Superiore janë: Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo dhe Erzeni.
Ndërkohë, Elbasani, Flamurtari, Besa, Lushnja, Bylis, Kastrioti, Tomori, Korabi, Apolonia, Luz 2008, Burreli dhe Vora janë ekipet e Kategorisë së Parë.
Java 1:
Laçi – Erzeni
Partizani – Teuta
Vllaznia – Kukësi
Egnatia – Skënderbeu
Dinamo – Tirana