Cërvena Zvezda e Beogradit është klubi më i urryer jo vetëm në Ballkan.
Kjo u dëshmua edhe mbrëmë në Podgoricë në ndeshjen mes skuadrës malazeze Buduçnosti dhe asaj shqiptare Struga Trim Lum.
Një tifoz si për çudi, u shfaq me fanellë të Cërvena Zvezdës dhe me numër 10 e me mbishkrimin Dejan Saviçeviq, por kjo ua vloi gjakun malazezëve, duke kërkuar që ai të largohet sa më parë nga stadiumi.
Ndërhyrja e shpejt e policisë malazeze shpëtoi këtë provokator me fanellë të Zvezdës.
Pamfleti serb “Kurir” e vajton me lot krokodili këtë tifozin provokator.
“Tifozët e Buduçnostit e përjashtuan nga ndeshja një djalë me një fanellë të Zvezdës me mbiemrin e legjendës më të madhe të futbollit malazez, Dejan Saviçeviq.
Ndeshja u la nën hije nga sjellja rrëqethëse e disa prej tifozëve të vendasve.
Në fund të pjesës së dytë, në tribuna pati një numër të madh shikuesish.
Një grup tifozësh të Buducnost-it kanë vënë re një djalë me fanellën w kaltër të Zvezdës, me numrin 10 në shpinë dhe mbiemrin Saviçeviq.
Ky ishte sinjali i tyre për t'u hedhur mbi të.
Policia e ka shpëtuar, ndaj i riu është dashur të largohet me urgjencë nga tribuna në shoqërinë e vajzës me të cilën ka qenë.
Ai bëri diçka të pafalshme.
Ai ka veshur fanellën e legjendës më të madhe të Buduçnostit, futbollit malazez”, shkarravit pamfleti serb.