Arsenali po konsideron një mundësi për të transferuar mesfushorin Djibril Sow nga gjermanët e Eintracht Frankfurtit.
Pavarësisht 200 milionë paundëve të shpenzuar në këtë merkato,
“Topçinjtë” mbeten aktivë ne merkato.
26-vjeçari kërkohet dhe nga Lazio, por klubi anglez ka më shumë dëshirë për futbollistin.
Kontrata e Sow skadon vitin e ardhshëm, çka mund të sjellë shitjen e lojtarit.
Vlera në merkato përllogaritet të shkojë në 22 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për arkat e Arsenal.