Skuadra e madhe kroate, Dinamo e Zagrebit, kualifikohet në rrethin e tretë të Champions League.
Futbollistët dinamovitë fituan edhe takimin e kthimit me rezultat 2:0 ndaj skuadrës kazake, Astana.
Vendasit dominuan, patën raste por nuk shënuan ndaj skuadrës kroate.
Portieri Livakoviq është më i merituari që mbetet e paprekur porta e Dinamos.
“Dy raste të shkëlqyera për vendasit pas një goditje këndi.
Fillimisht Dinamon e shpëtoi traversa, më pas Ljubiçiq largoi nga vija e portës”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.
Ndeshjen e përcollën mbi 30 mijë shikues në Astana.
Autorët të golave janë Mahir Emreli në minutën e 24-të dhe Antonio Marin në atë të 89-tën.
Dinamo e ka fituar edhe takimin e parë me 4:0 në Maksimir dhe me rezultat të përgjithshëm 6:0 avancon më tutje.
Dinamo tani do të ndeshet me ekipin e njohur grek, AEK-un nga Athina.