Shefi i shtabit profesional të Shkupit, Xhiihat Arslan, pret lojë të mirë nga futbollistët e tij në duel me Levskin në Sofje, në takimin e kthimit të rrethit të dytë të Conference League në futboll.
Shkupi është në presion pasi që sfidën e parë e humbi me rezultat 2:0 nga skuadra bullgare.
Takimi luhet nesër në orën 19.00.
“Nuk është e lehtë të luash kur humb me rezultat 0:2 në shtëpi, por ne nuk kemi ardhur në Sofje për ekskursion.
Do të bëjmë gjithçka që të paraqitemi mirë, për veten dhe për futbollin maqedonas”, tha mes të tjera Arslan.