Klubi i njohur nga Çekia, Viktoria Plzen do jetë mysafire e klubit të Dritës në Fadil Vokrri të enjtën mbrëma me fillim nga ora 20:00.
Ndeshja e parë u mbyllë me rezultatin 0-0, duke bërë që gjithçka të vendoset në Prishtinë.
Për të u ambientuar me fushën në tempullin Fadil Vokrri, Plzen ka filluar stërvitjet nga ora 19:00.
Drita ishte paraparë të zhvillonte stërvitje sonte, por duke parë kushtet jo të mira në terrenin e Fadil Vokrrit, bardhekaltërit kanë udhëtuar në Drenas për të zhvilluar stërvitjen e fundit.