Shqiptari i Kosovës transferohet në Serie A, pagë mujore prej 40 mijë eurove

Futboll

Shqiptari i Kosovës transferohet në Serie A, pagë mujore prej 40 mijë eurove

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 22:00
Ylber Ramadani

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, e mbyll aventurën në Skoci me Aberdeen dhe përgatitet të nisë një eksperiencë të re, në një nga kampionatet më të vlerësuar të Europës siç është Serie A.

Mesfushori i kombëtares do të kalojë në radhët e Lecces, teksa SuperSport mëson edhe detajet e transferimit.

Klubi italian ka paguar 1.2 milionë euro për kartonin e Ramadanit ndërsa 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e Aberdeen që mund të arkëtojë sërish në të ardhmen në rast të një tjetër transferimi të lojtarit.

Vetë ish-futbollisti i Partizanit do të përfitojë një pagë prej 500.000 eurosh në vit në radhët e Lecces teksa ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit.

Vlen të theksohet se në garë për Ramadanin ishte edhe skuadra tjetër e Serie A, Verona, mirëpo Lecce fitoi garën duke qenë se ofroi më shumë dhe kënaqi interesat e Aberdeen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat