Është sërish Redon Xhixha ai që gjen rrugën e rrjetës te Qarabag.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë në dy ndeshje të Champions League përballë polakëve të Rakow teksa me një kthesë të bukur në brendësi të zonës mposhti portierin kundërshtar.
Në këtë formë, ish-lojtari i Tiranës, mban gjallë shpresat e azerbaxhansve për një kualifikim të mundshëm në raundin e tretë teksa aktualisht rezultati i sfidës është i barabartë 1-1.
Ndërkohë, ndeshja e parë përfundoi me fitoren e Rakow me shifrat 3-2.