Mertens shënon gol të bukur, Galatasaray kualifikohet 

Futboll

Mertens shënon gol të bukur, Galatasaray kualifikohet 

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2023 Në ora: 22:29
Pamje nga ndeshja

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Zalgiris, në takimin e rrethit të dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll.   

Ndeshja e parë ka përfunduar me 2:2 dhe Galatasaray kualifikohet në rrethin e tretë, ku do të ndeshet me skuadrën sllovene Olimpia e Lubjanës.  

Futbollisti Dries Mertens në minutën e 31-të nga rreth 20 metra ka shënuar gol të bukur në këndin e majtë të portës së skuadrës lituane.

Skuadra turke ka dominuar tërë takimin por nuk shënuan më shumë se një gol..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat