Drita pret në stadiumin Fadil Vokrri skuadrën çeke të Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra nga Gjilani ishte autore e një paraqitje tejet pozitive në transfertë në stadiumin “Doosan Arena” ku ia doli të “shkëpuste” një barazim 0-0, ndërsa në shtëpi pretendon suksesin e madh duke pasur edhe mbështetjen e tifozerisë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri grek, Akis Vavakis e tregoi në transfertë se mund t’i bëjë dëm kundërshtarëve teksa gjilanasit duket se kanë fituar eksperiencën e duhur në kompeticionet europiane pasi në sezonet e kaluara janë ndeshur edhe me Feyenoord apo Antwerp.
Te Plzen janë të paralajmëruar pasi Drita është gati për hapin e madh dhe për të kaluar në turin e tretë aty ku do të sfidonin maltezët e Gzirës.
Kujtojmë se ndeshjen mes Dritës dhe Viktoria Plzen transmetohet në SuperSport 3, duke nisur nga ora 20:00..