Shkupjani Besir Iseni vazhdon me Dukagjinin, gati të luaj sonte ndaj Rijekës!!
Besir Iseni ka gjetur skuadrën e tij të re, pas suspendimit nga ana e Federatës Shqiptare të futbollit, kur ky i fundit si pjesë e Tiranës në ndeshjen e parafundit të edicionit të kaluar kishte bërë një veprim jo të hijshëm, duke pështyrë personat zyrtarë të atij takimi, që në fund ishte mbyllur me barazim 2:2, duke i mohuar në ktë mënyrë titullin kampion skuadrës “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare.
Iseni nga Komisioni Disciplinor pranë Federatës Shqiptare të futbollit ishte dënuar për dy vite, dhe rrugëdalja e vetme për të vijuar karrierën e tij futbollistike, ishte vetëm nëse ai do të ndërronte kampionat.
Kështu i njëjti së fundmi ka pranuar ofertën e skuadrës së Dukagjinit nga Klina e Kosovës, me të cilën skuadër do të ketë mundësinë që sonte të luaj sërish në Ligën e Konferencës, aty ku dy vite më parë me fanellën e Struga Trim Lum kishte shënuar golin debutues në këtë kompeticion.