Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosta Rika, aty ku futbollisti Jezus Lopez Ortiz është sulmuar nga një krokodil dhe për pasojë, ka ndërruar jetë.
29-vjeçari i Deportivo Rio Kanas që militon në ligën e tretë, është hedhur në ujë për t’u freskuar rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur është sulmuar nga kafsha.
Pavarësisht se shumë të pranishëm tentuan ta shpëtonin, nuk ia kanë arritur.
I prekur për këtë tragjedi, trajneri ka vlerësuar figurën e futbollistit duke e konsideruar një humbje të madhe.
“Fatkeqësisht mori një vendim të gabuar dhe ndodhi kjo që ndodhi.
Ai ishte një djalë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte një talent i madh dhe qyteti e njihte si lider në fushë.
Ishte një pikë referimi për të tjerët. Është një humbje e madhe për qytetin”, shprehet trajneri Luiz Montes.