Rashford: Dua Championsin me United

Futboll

Rashford: Dua Championsin me United

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:04
Rashford

Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford shpreson se mund ta thyejë rekordin e golave të Wayne Rooney-t tek “Djajtë e Kuq”.

Teksa ka foluar për podcastin “The Overlap” të Gary Neville, 25-vjeçari ka deklaruar se ndihet në formë dhe shpreson që këtë vit të bëjë edhe më mirë se sezonin e kaluar.

Sulmuesi i Anglisë ka dhënë një koment edhe për mundësitë e ekipit për të fituar Champions League.

“Rooney është një legjendë e klubit, me golat e tij ai e ka ndihmuar shumë ekipin, jam besimplotë se mund ta thyej rekordin e tij. Nuk e di nëse në fund do t’ia arrij apo jo por deri tani jam duke ecur mirë.

Sezonin e kaluar shënova 30 gola, këtë sezon mund të shënoj 35 apo 40, ndihem në formë dhe besoj se mund ta arrij këtë shifër. Championsi? Ten Haag po na ndihmon të rritemi, pse të mos ta tentojmë atë? Nuk ka gjë më të bukur se ta fitosh Ligën e Kampionëve me Manchester United, sidomos në moshën që jam unë”.

Rashford ka bërë gjithësej 359 paraqitje me United, ku ka shënuar 123 gola. Ndërsa Rooney mban rekordin në klub me 253 finalizime. Anglezi ka ende punë për të bërë, megjithatë nëse vazhdon me këto ritme ai mund ta thyejë rekordin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat