Liria e Prizrenit ka synime të mëdha për edicion e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra me renome gradualisht po kompletohet për edicionin e ri, të cilët janë përforcuar me futbollistin Andri Stafa.
“Mesfushori ofensiv Andri Stafa nënshkruan me Lirinë.
Ish lojtari i Tiranës dhe Llapit sot iu bashkangjit klubit tonë.
21 - vjeçari pritet ta plotësojë fuqishëm mesfushën bardhezi”, njofton FC Liria.