Mesfushori gjerman Kerem Demirbay nga tash e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e skuadrës turke, Galatasaray.
Klubi turk ka njoftuar të enjten se me futbollistin ka nënshkuar një kontratë për tri vjet, duke i paguar klubit gjerman 3.7 milionë euro.
Demirbay i ishte bashkuar Leverkusenit në vitin 2019 nga Hoffenheim, ku në 150 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesëmbëdhjetë gola.
Në edicionin e kaluar Galatasaray fitoi titullin e kampionit të Turqisë për herë të njëzet e tretë.