Pas disa muajsh, mes dënimeve dhe apelimeve që kanë përmbysur vazhdimisht situatën, mosmarrëveshja mes Osasuna-s dhe UEFA-s ka marrë fund.
Klubi spanjoll kishte marrë tashmë dritën jeshile për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Konferencës, një vendim që erdhi pasi UEFA fillimisht përjashtoi Osasunën për shkak të disa trukimeve dhjetë vjet më parë.
Pas hetimeve të kryera nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, institucioni i kryesuar nga Aleksander Ceferin vendosi të sanksionojë klubin nga Pamplona me 100 mijë euro gjobë.
Përjashtimi nga garat ndërkombëtare është “pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, e llogaritur nga data e kësaj rezolute”.
UEFA gjithashtu rezervon të drejtën të mbajë 5% të të ardhurave nga shitja e biletave të ndeshjeve të Conference League në shtëpi duke filluar nga faza e grupeve.