Dimitrios Pepa është emri i talentit të madh të futbollit që premton shumë për tu bërë emër i njohur në lojën e topkëmbës. I lindur në Selanik të Greqisë.
Babai i tij është nga Kallmeti i Lezhës në Shqipëri, nëna nga Greqia,.
Ai po rritet në Lindau të Gjermanisë (vend kufitar me Austrinë).
Pepa është një nga të rinjtë që po shquhet tek Akademia e futbollit Vorarlberg në Austri, shkruan Open-TV.
Si filloi karriera?
Pepa ka lindur me 4 korrik 2009. Në moshën pesëvjeçare ka filluar të luajë futboll.
Skuadra e parë ka qenë Lindau.
Pas dy vitesh, ai i ka thënë babait të tij se në këtë klub nuk ka perspektivë, duke u larguar drejt Austrisë, tek skuadra modeste e Lochau. Trajnerët e këtij klubi e kanë zbuluar talentin e tij, duke e transferuar në Akademinë e futbollit Vorarlberg.
Si është duke shkuar tani?
Pepa tani është në vitin e pestë që po stërvitet dhe luan në Akademinë e Vorarlberg.
Deri më tani ka luajtur kundër skuadrave të njohura të Bundesligës si psh: Bayern Munich, Shtutgart, Augsburg dhe të Austrisë si: Red Bul Salzburg, ku ka pasur rezultate shumë të mira. Ai luan mbrojtës i djathtë dhe i majtë, kurse nëse e paraqet nevoja mund të luaj edhe si mesfushor. Pepa luan me të dyja këmbët.
Ai ka teknikën, përgatitjen e duhur fizike, qëndrueshmërinë, por edhe vizionin për lojë. Njohësit e futbollit e thërrasin Filip Lahm, ishkapiteni i Gjermanisë, pasi njihet për harkime dhe pasime të gjata, luftëtar i madh për çdo top, i përkushtuar në lojë e në ushtrime dhe me sjellje sportive në fushë.
Padyshim se në sukseset e tij, një rol domethënës kanë edhe prindërit e tij që i gjendën afër gjithmonë kur e kërkon nevoja dhe dëshira e tij.
Hysaj dhe Messi të preferuarit e tij?
Si çdo i ri edhe Dimtrios Pepa ka lojtarët e tij të preferuar.
Nga lojtarët shqiptar, ai e admiron kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ndërsa nga të huajt, yllin argjentinas dhe botëror, Lionel Messi.
Ambiciet e Pepës?
Pepa është një djal me shumë ambicie në jetë.
Ai dëshiron të bëhet futbollist i njohur dhe një ditë të luaj në Bundesligën e Gjermanisë, tek klubi i mirënjohur Bayern Munich.
Shqipëria apo Gjermania?
Ëndrra e Pepës dhe familjes së tij është që të luaj për Kombëtaren shqiptare dhe të vesh fanellën kuqezi.
Ai shpreson që një ditë ëndrra e tij e madhe do të bëhet realitet, pasi ngjyrat kuqezi i kanë në zemër.