Skuadra e parë shqiptare që zbret në fushë këtë të enjte në kërkim të mrekullisë në raundit e dytë kualifikues të Conference League është Shkupi.
Nënkampionët e Maqedonisë së Veriut, me qendër në Çair, në një “mission imposible” në Sofje, ku do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën të mundur përballë Levskit, që e fitoi 2-0 ndeshjen e parë në transfertë.
Mes dy klubeve të Serisë A, mesfushori i kombëtares bën zgjedhjen përfundimtare
Trajner i Shkupit, Cihat Arslan, ka preferuar të hedhë nga minuta e parë këtë formacion: Në portë Iljazi; në mbrojtje treshja Tosevski-Ilieski-Pinter; në mesfushën me 5 janë Vosha, Diane, Adem, Queven dhe Shehi; në sulm, dyshja Cephas-Sahiti.