UEFA “kërcënon” me pezullimin e takimit

Futboll

UEFA “kërcënon” me pezullimin e takimit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Delegati i UEFA-s dhe gjyqtarët kanë zhvilluar një mbledhje të shkurtër dhe nëpërmjet altoparlantëve bëhet e qartë se nëse do të ketë trazira të tjera në tribuna, ndeshja do të pezullohet përfundimisht.

Tirana përballet me Beshiktash për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferncës.

Bardheblutë, pasi u mundën 3-1 në sfidën e parë në Stamboll, do të tentojnë në “Air Albania” që të fitojnë ndeshjen e pse jo, edhe mrekullinë për kualifikimin.

Për ta bërë këtë, trajneri Shehi ka vendosur të ndryshojë modul por edhe emra në radhët e skuadrës së tij siç kishte paralajmëruar një ditë më parë.

Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minua e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat