Tirana përballet me Beshiktash për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferncës. Bardheblutë, pasi u mundën 3-1 në sfidën e parë në Stamboll, do të tentojnë në “Air Albania” që të fitojnë ndeshjen e pse jo, edhe mrekullinë për kualifikimin.
Për ta bërë këtë, trajneri Shehi ka vendosur të ndryshojë modul por edhe emra në radhët e skuadrës së tij siç kishte paralajmëruar një ditë më parë. Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minua e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila.
Në sulm, konfirmohet Kaina si titullar përkrah Hasanit, teksa Abazaj dhe Latifi e nisin nga stoli.
Luhet topi i parë i sfidës, nis ndeshja.
Lojtarët dalin të bëjnë edhe një nxemje të shkurtër, në pritje të rifillimit të sfidës sapo të qetësohet plotësisht situata.