Plzen nga Çekia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës së Gjilanit, në takimin e kthimit të rrethit të dytë të Conference League.
Ballafaqimi i parë në Plzen ka përfunduar pa gola (0:0) por sonte Dritën nuk e përcolli fati dhe një gol në fund i kushtoi me eliminim nga garat evropiane.
Në minutën e 26-të, Drita pati rast të mirë përmes Muharrem Jasharit, por gjuajtja e tij shkoi pranë portës.
Në pjesën e dytë ndeshja u ndërpre për 10 minuta pikërisht në minutën e 49-të, për shkak të prishjes së njërit prej reflektorëve në tribunën lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pas pak minutave vazhdoi loja me rregullimin e reflektorit.
Në minutën e 70-të, Drita me fat. Tomas Chory goditi topin me kokë por përfundoi në tërthorëse.
Futbollisti nigerian Rafiu Durosinmi ka realizuar me kokë pas asistimit të Lukas Kalvachit në minutën e 76-të.
Blerim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi u përjashtuan në minutat e fundit pas kartonit të dytë të verdhë.
Erik Jirka ka shënuar nga penalltia në minutën e 113-të, duke e lënë të shokuar nënkampionin e Kosovës,.
Plzen do të takohet me ekipin Gzira nga Malta në kuadër të rrethit të tretë të Conference League.
Drita - Plzen 1:2
Drita: Smakiqi - Besnik Krasniqi, Salihu, Agyare (81. Ovouka), Thaqi - Baftiu (81. Dabiqaj), Broja - Selmani (90.+14 Prapashtica), Jashari, Ajzeraj - Tahiri (77. Blerim Krasniqi). Trenér: Vavalis.
Plzen: Stanek - Hejda (90.+26 Jemelka), Hranaç, Dweh - Traore, Kalvach - Jirka, Kopic (75. Durosinmi), Sykora - Vydra (46. Mosquera), Chory (90. Kliment). Trenér: Koubek.