Që prej vitit 2011 kur fondi i Katarit mori kontrollin e PSG-së në Paris duhet thënë se menaxhimi i burimeve njerëzore dhe eurove ka lënë shumë për të dëshiruar.
Vetëm pak orë më parë në rrjetet e veta sociale Mbappe publikoi një fotografi ku ishte ‘’në shoqërinë’’ e plot 14 futbollistëve të tjerë, të cilët nuk janë më të mirëpritur në kryeqytet.
Në fotografi dallohet qartë se grupi nuk ka humbur gëzimin edhe pse secilit prej lojtarëve u është komunikuar se deri në fund të muajit gusht duhet që të gjejnë ekip të ri.
E njëjtë është edhe historia e Mbappe, i cili është lënë jashtë turneut që PSG po bën në Azi pasi presidenca e klubit i kërkon të largohet këtë verë pasi tjetrën e humb me parametra zero.
Në fotografi vihet re se sulmuesi francez nuk është i vetmi që është i detyruar të largohet brenda gushtit.