Tirana sërish mposhtet nga Besiktas dhe eliminohet nga garat evropiane

Futboll

Tirana sërish mposhtet nga Besiktas dhe eliminohet nga garat evropiane

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:17
Pamje nga ndeshja

Besiktas kockë e fortë për skuadrën shqiptare, Tirana. 

Skuadra turke ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Tiranës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "AIr Albania". 

Pjesa e dytë fatale për Tiranën. 

Ndeshja ka filluar me vonesë, për shkak të rrahjes mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Besiktas-it.

Pas qetësimit situatës ndeshje filloi pas 15 minutave.

Golat i shënuan Amartey (57') e Aboubakar (75'). 

Tirana pati një lojtar më shumë nga minuta e 66-të, kur u përjashtua me karton të kuq Masuaku por nuk e ka shfrytëzuar.

Edhe sfidën e parë Tirana e ka humb me 3:1 dhe eliminohet nga garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat