Bosnjë Hercegovina, me trajner të ri.
Përfaqësuesja ballkanase i është besuar 56-vjeçarit Meho Kodro, një ish-futbollist i Real Sociadadit dhe Barcelonës.
Ky është një rikthim për të, duke qenë se ai e ka mbajtur këtë post në vitin 2008.
Ai ka bërë të ditur se synimi i tij është ta kualifikojë Bosnjë Hercegovinë në finalet e Evropianet 2024 .
“Jam absolutisht i lumtur dhe krenar, sado e vëhstirë të jetë puna që na pret.
Qëllimi ynë i madh është të shkojmë në Kampionatin Evropian dhe gjithashtu duam të rikthejmë besimin te lojtarët dhe tek ekipi, pasi më duket i tronditur, por disa gjëra mund të shkojnë dorë për dore dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimet tona.
Gjithçka mund të ndryshojë në vetëm dy ose tri ndeshje”.