Tirana u eliminua nga Liga e Konferencës, duke u mundur nga Beshiktashi.
Skuadra bardheblu do të ketë pak ditë pushim deri në rifillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, që do të nisë pas pak javësh.
Kështu, periudhën e pushimeve klubi bardheblu do ta kalojë larg mediave.
Me anë të një komunikate për shtyp, klubi i Tiranës njofton se nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat deri në momentin që skuadra do të rikthehet në fushë për të nisur përgatitjet e sezonit të ri.
"Duke uruar të jeni mirë, ju njoftojmë se deri në rikthimin e skuadrës në seancat stërvitore, nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat. Urojmë në mirëkuptimin tuaj. Fundjavë të mbarë”, shkruan klubi bardheblu", njofton Tirana.