Renditja e UEFA-s, Interi i pari në Itali, Manchester City në krye të listës

Futboll

Renditja e UEFA-s, Interi i pari në Itali, Manchester City në krye të listës

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:42
Pamje nga një ndeshje

Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA ka publikuar ditën e djeshme renditjen e klubeve pas ciklit 2022-2023.

Vendi i parë përkon me kampionët në fuqi të Champions-it, Manchester City, në kuotën e 120.000 pikëvee, teksa në shkallën e dytë të podiumit ndiqet nga kampionët e Bayernit.

Rekordmenët e Ligës së Kampioneve gjenden në vendin më të ulët të podiumit, konkretisht Real Madridi me 18.000 pikë më pak nga kryesuesit.

Chelsea zë pozitën e katërt, për t’i lënë radhën rivalëve të Liverpoolit dhe yjeve të PSG-së.

Manchester Utd ndonëse ka pësuar “goditje” në Kupat e Europës, sërish ia ka dalë të gjendet në vendin e 7-të.

Nëse i referohemi renditjes nga liga e Italisë, finalistët e Champions-it në sezonin e shkuar radhiten të parët për shtetin e tyre, e cila lidhet me Interin.

Zikaltrit e Inzagit kanë grumbulluar 81.000 pikë, të pasuar nga dy kundërshtarët brenda kufijve, konkretisht Roma dhe Juventusi.

Duhet theksuar se ky klasifikim koincidon me përditësimin e 5 viteve të fundit.

Kurorëzimi i Romës në Konferencë Ligë në vitin 2022 duket se ka luajtur rol të rëndësishëm. Ndërsa “zonja e vjetër” mbyll tabelën me 10 vendet e para.

Mungesa e rezultateve në kampionat ka mbajtur të njëjtin trend negativ edhe në Europë për bardhezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat